E bleu me një vlerë marramendëse, Kanye West lë pronën e tij në gjendje të mjeruar
vovalbania
May 19, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Ferma prej 2.2 milionë dollarësh e Kanye West në Calabasas duket e rrënuar dhe e shkatërruar në fotografitë e reja tronditëse të pronës, katër vjet pasi reperi e bleu.
Ai fillimisht e bleu fermën në vitin 2018 e cila u përdor për Sunday Service dhe selinë e tij të Donda Academy. Ai gjithashtu kishte blerë edhe 300 hektarë shtesë rreth pronës për 4 milionë dollarë.
Megjithatë, imazhet e fundit zbulojnë se shtëpia është ende e pabanuar dhe në gjendje të keqe, me një fotografi që tregon një vrimë të madhe, të hapur në hyrjen e përparme, duke lënë mbeturina dhe pjesë të çatisë të shpërndara në tokë.