“Final 4”, sonte Egnatia-Vllaznia në Superligë!

vovalbania May 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Final 4”, sonte Egnatia-Vllaznia në Superligë!

Sonte në orën 20:00 luhet gjysmëfinalja e dytë e fazës “Final 4”, ku Egnatia do të përballet me Vllazninë në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet. Rrogozhinasit e mbyllën gati në mënyrë perfekte kampionatin, duke u renditur në vendin e parë.

Pak ditë më parë, ata arritën që të fitonin edhe Kupën e Shqipërisë, pasi ia dolën që të mundnin Kukësin në finale, duke u shpallur kampionë për të dytin vit radhazi. Ka qenë një javë e lodhshme për ta, por pavarësisht kësaj, trajneri Edlir Tetova pritet që të luajë me formacionin më të mirë të mundshëm kundër shkodranëve.

Nga ana tjetër, kuqeblutë e Vllaznisë sot në “Air Albania” vijnë me organikën e plotë e të karikuar. Trajneri Brdariç vendosi të lejonte që të gjithë titullarët të ishin pushim në përballjen e fundit të kampionatit kundër Skënderbeut, për t’i mbajtur të freskët në këtë gjysmëfinale. Shkodranët kërkojnë finalen e pse jo edhe titullin kampion, që në qytetin verior mungon që nga viti i largët 2001.

Dy ditë më parë, më 17 maj, Partizani mundi Skënderbeun në stadiumin “Air Albania” dhe kështu ka siguruar finalen e Superligës shqiptare të futbollit. Ndeshja e zhvilluar mbrëmjen të premtes, ishte gjysmëfinalja e parë e “Final 4” në Superligë. Sfida u vendos nga një gol i shënuar në pjesën e dytë nga Archange Bintsouka. Futbollisti 21-vjeçar gjeti golin në minutën e 47-të të sfidës, pas një pjese të parë të mbyllur pa gola.

Tashmë, të kuqtë do të duhet që të presin fituesin e sfidës së ditës së sotme mes Egnatias e Vllaznisë, për të mësuar se me cilën skuadër do të ndeshen në finalen e madhe të Superligës e që është parashikuar të luhet të dielën e ardhshme, më 26 maj.

“Final 4”

17 maj/ Partizani 1-0 Skënderbeu (Bintsouka 47′)

19 maj/ Egnatia – Vllaznia (Air Albania)

24 maj/ vendi 3/4 në Air Albania

26 maj/ Finalja:  Partizani – Egnatia ose Vllaznia

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE