“Nuk e meritonte finalen”, Arbër Zeka përplaset me Donald Veshaj në Fan Club!

vovalbania May 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk e meritonte finalen”, Arbër Zeka përplaset me Donald Veshaj në Fan Club!

Me tone të larta është zhvilluar debati në studion e Fan Club këtë të diel, teksa diskutohej se kush e meriton ta fitojë këtë Big Brother. Arbër Zeka, ish-fitues i Big Brother 5 u shpreh se duhet ta fitojë Meritoni, ndërsa Donald Veshaj tha se e meriton vëllai i tij, Romeo.

Të dy ata janë përplasur me njëri-tjetrin, teksa Zeka tha se Heidi nuk e meritonte finalen duke shtuar se bashkë me Romeon kanë ecur në këtë lojë për shkak të historisë së tyre të dashurisë. Por nga ana tjetër, Donaldi tha se edhe për të mbajtur një lidhje dashurie në këtë format është e vështirë dhe kërkon aftësi.

Zeka tha:

Është e vërtetuar se në këtë format historitë e dashurisë ecin.

Donaldi ia ktheu:

Edhe për të mbajtur një lidhje dashurie në këtë format, kërkon b….

Ai më tej u shpreh se edhe nëse do ta fitonte Heidi, nuk do mërzitej.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64105 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE