SHBA-të ripërsërisin: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës!

vovalbania May 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA-të ripërsërisin: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës!

Formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomacinë dhe Çështjet Publike, Liz Allen e konsideron “hap thelbësor në jetësimin e synimeve euro-atlantike të Kosovës”. Zyrtarja e lartë sot u takua me presidenten Vjosa Osmani.

Konfirmoj se ne mbështesim trajektoren e Kosovës drejt institucioneve euro-atlantike, përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe e di se kjo është me rëndësi për ju. Diskutuam për hapin thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës, Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Më herët gjatë javës, hedhja e hapave drejt Asociacionit ka qenë kusht për Kosovën edhe për anëtarësimin në Këshillin e Europës, organizatën lidere në fushën e të drejtave të njeriut.

Një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, Prishtina zyrtare tha se gjatë muajit maj do të dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, një propozim për formimin e Asociacionit. Por, zyrtarë të lartë të Perëndimit deklaruan se kjo “nuk mjafton” për të plotësuar kushtin.

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës mblidhet një herë në vit dhe mbetet e paqartë se kur Kosova do të mund të bëhet anëtare e organizatës. Kujtojmë edhe se rruga e vendit drejt Këshillit të Europës devijoi nga fjalia “një hap larg” te pjesa “nuk dihet se kur” e ky ndryshim thelbësor erdhi në një kohë të shkurtër prej vetëm një muaji.

Kur në datën 16 prill, Asambleja Parlamentare e kësaj organizate votoi pro Kosovës, kryeministri Albin Kurti u shpreh “jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg” anëtarësimit në organizatën lidere në kontinent për të drejtat e njeriut.

Një muaj më vonë, kur Komiteti i Ministrave të saj do të merrte vendimin përfundimtar për Kosovën, çështja as që hyri në rend dite. Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, tha se këtë e shkaktoi qëndrimi i disa vendeve që fillimisht, Kosova të pranojë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e ta çojë atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim.

Nuk mungoi reagimi i Tiranës zyrtare. Në takimin e homologëve të vendeve të Këshillit të Europës, ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani shprehu keqardhjen për mosshqyrtimin e kërkesës së Kosovës lidhur me anëtarësimin në këshill, gjatë këtij ministeriali.  Hasani e cilësoi “mundësi të humbur për në Këshillin e Europës” lënien e Kosovës jashtë axhendës. Ndërkaq, nga Prishtina zyrtare kërkoi të përmbushë zotimet ndërkombëtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE