Situata meteorologjike, ja si mbyllet java!

vovalbania May 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Situata meteorologjike, ja si mbyllet java!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Në pjesën e parë të ditës, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar, në formë shtrëngatash. Më tej, pas orëve të mesditës, pritet mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në relievet malore në lindje deri pasdite kur të ketë ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin shqiptar. Mjegullinë ka për shkak të reshjeve të shiut.

Era fryn me drejtim jugperëndim – veriperëndim, si dhe me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era shkon me shpejtësi 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
22/27
Re shi diell

Kukës
12/27
Re shi diell

Lezhë
13/27
Re shi diell

Dibër
10/27
Re shi diell

Durrës
15/29
Re shi diell

Tiranë
16/29
Re shi diell

Elbasan
15/31
Re shi diell

Berat
13/29
Re shi diell

Vlorë
16/28
Re shi diell

Korçë
6/21
Re shi diell

Gjirokastër
12/28
Re shi diell

Sarandë
15/27
Re shi diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65234 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE