“Dua të martohemi bashkë”: I dolën mesazhet me Romeon, reagimi i Erjolës!

vovalbania May 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Dua të martohemi bashkë”: I dolën mesazhet me Romeon, reagimi i Erjolës!

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3 kanë ndodhur një sërë ngjarjesh, që kanë vazhduar të komentohen gjerësisht edhe jashtë këtij formati.

Një prej tyre ishte raporti i shumëpërfolur i Erjola Doçit me Romeo Veshajn, pas një deklarate të bërë nga balerini Graciano Tagani.

E ftuar në “Mos i bjer me top”, moderatorja dha shpjegimin e saj.

Prezantuesi i këtij emisioni, Ronaldo Sharka, i tregoi disa biseda, të cilat ajo i ka hedhur poshtë, duke thënë se janë montazh.

Pati mjaft thashetheme se ajo kishte pasur diçka jashtë me Romeon, por Erjola insistoi se këto nuk janë të vërteta dhe se atë çfarë ka pasur e ka thënë në këtë reality show.

Romeo nga ana tjetër po shijon një romancë dashurie me Heidi Bacin, me të cilën u njoh në këtë format. Përveç tyre, në finale kanë shkuar: Julian Deda, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65262 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE