Durrës, sekuestrohen 80 mijë euro të vjedhura në banka të BE-së/2 në pranga!

vovalbania May 20, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Durrës, sekuestrohen 80 mijë euro të vjedhura në banka të BE-së/2 në pranga!

Dy persona ranë në prangat e uniformave blu në Durrës, pasi dyshohet se kanë vjedhur të paktën 80 mijë euro në banka të vendeve të Bashkimit Europian dhe këtë sasi të parave të grabitura, tentuan që ta hedhin në tregun shqiptar. Policia njofton se në pranga ranë shtetasit Taulant Demerxhiu 33 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe Vladimir Kokomani, 43 vjeç, banues në fshatin Ardhishte, Shijak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Sekuestrohen 80 000 euro.

Seksioni i Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore se dy shtetas tentonin të shitnin në treg një shumë eurosh (me bojë sigurie) të dyshuara të vjedhura në banka të shteteve të Bashkimit Europian, finalizuan operacionin policor të koduar “Suspicion”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Taulant Demerxhiu 33 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe Vladimir Kokomani, 43 vjeç, banues në fshatin Ardhishte, Shijak.

Në fshatin Ardhishte, në automjetin me të cilin lëviznin këta dy shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 80 000 euro që dyshohet se janë vjedhur në banka të shteteve të BE-së, me qëllim shitjen në tregun e brendshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Në një tjetër zhvillim, u dyshua për kultivim cannabisi, një 53-vjeçar u vu në pranga në Krujë. Në kuadër të planit operacional “Territor i pastër”, u kontrolluan disa mjedise të pyllëzuara të fshatit Mukje, ku u gjetën dhe në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 65 bimë të dyshuara cannabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Krujë

Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant 3”.

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi B. M., 53 vjeç, banues në Mukje, Krujë.

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Mukje. Gjatë kontrollit në disa ambiente të pyllëzuara të fshatit Mukje, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 65 bimë të dyshuara narkotike cannabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE