Etapa e parë e turit çiklistik, triumfon sportisti nga Serbia!
Edicioni i 81-të i Turit të Shqipërisë në Çiklizëm nisi këtë të hënë me etapën e parë. Për 161.6 km çiklistët e 15 skuadrave të ndryshme garuan drejt Korçës në një distancë prej 161.6 km. Kohën më të mirë e arriti sportisti i Kombëtares së Serbisë, Djorde Djuriç, i cili regjistroi kohën 4 orë, 3 minuta e 13 sekonda.
Një garë mjaft e bukur, e cila pati shumë rivalitet. Pas gjysmës së garës, gjermani, Lennard Sternsdorff krijoi një shkëputje të dukshme nga ndjekësit, megjithatë në 15 kilometat e fundit skuadra serbe arriti që të afrohej me sportistin e ri.
Në fund, serbi Djuriç arriti që të kalojë i pari vijën e finishit dhe menjëherë pas tij u rendit bashkëkombasi i tij, Marko Stankoviç. Koha e tretë më e mirë u regjistrua nga gjermani Sternsdorff i cili humbi kryesimin vetëm në kilometrat e fundit.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, tregoi pas garës se gjithçka shkoi mjaft mirë, ndërsa tregoi se priste më tepër vlerësim nga instatcat shtetërore dhe përfaqësuesit e botës së sportit.
“Ishte një ceremoni e mrekullueshme në Tiranë, ndonëse nuk kishte përfaqësues nga ministria dhe bashkia.
Aktiviteti ishte shumë i bukur, ndonëse patëm nënvlerësim nga ekipi ynë, Serbia kishte një ekip kompakt, jo si vitet e tjera. Ishte një ekip që kishte bërë shumë përgatitje. Kur nisi ekipi ynë të organizohej ishte vonë dhe nuk arritëm dot ta kapim kryesimin. Do të bëjë një analizë, të nxjerrim të metat tona e të shohm çdo të bëjmë”.
Çiklisti serb, Djorde Djuric tregoi pas garës se e njihte mirë terrenin, pasi dhe më parë ka garuar në vendin tonë.
“Ishte një garë e vështirë. Unë e njihja mirë rrugën, pasi kam qenë dhe dy vite më parë. Kam menduar që në fillim për finishin, punuam si një skuadër, ndonëse nisja e garës ishte e vështirë. Këmbëngulëm dhe arritëm që në fund të ishim të parët. Është një organizim i mirë në Shqipëri, ka shumë skuadra që kanë sportistë me kualitet. A mund ta fioj turin? Nuk e di, por ne do punoj shumë që të arrij më të mirën”, u shpreh Djuric.
Etapa e dytë e turit çiklsitik të Shqipërisë do të zhvillohet të martën nga Korça drejt Elbasanit.