Finalistët e “BBV3”, gatuajnë live me “Në shtëpinë tonë”!

vovalbania May 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Finalistët e “BBV3”, gatuajnë live me “Në shtëpinë tonë”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, të shtunën u shpallën 5 finalistët Romeo, Juli, Heidi, Egla dhe Meritoni.

Gjatë ditës së djeshme, finalistët lexuan një zarf ku shkruhej:

Banorë, Vëllai i Madh ju lajmëron që ditën e nesërme ju do të lidheni live me emisionin “Në shtëpinë tonë”. Ju do të keni mundësinë të gatuani recetën që do t’ju vijë.

Vetëm pak minuta më parë, banorët u lidhën me emisionin, teksa nuk munguan ngacmimet dhe batutat mes banorëve dhe moderatorëve Julka Gramo dhe Alban Musa.

Romeo: Do mërziteni që mbaron Big Brother?

Julka: Po, por do ju shohim në projekte të bukura.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE