Gjykata e Hagës kërkon arrestimin e tij, Netanyahu: Vendim skandaloz!
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë partisë së tij në parlament se vendimi i prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për të kërkuar që të lëshohen urdhër-arreste kundër tij dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant ishte skandaloz dhe nuk do të ndalojë asnjë luftim në Rripi i Gazës.
“Kjo nuk do të më ndalojë mua”, theksoi Netanyahu.
Gjykata Penale Ndërkombëtare po kërkon urdhra arresti për liderin e Hamasit, Yahya Sinwar dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit lidhur me sulmet e 7 tetorit në Izrael dhe luftën pasuese në Gaza, tha kryeprokurori i gjykatës, Karim Khan për CNN.
Khan tha se ICC po kërkon gjithashtu urdhër për Ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, si dhe dy liderë të tjerë të lartë të Hamasit – Mohammed Diab Ibrahim al-Masri, udhëheqësi i Brigadave Al Qassem i njohur si Mohammed Deif, dhe liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh.
Urdhëresat kundër politikanëve izraelitë shënojnë herën e parë që ICC ka vënë në shënjestër udhëheqësin më të lartë të një aleati të ngushtë të Shteteve të Bashkuara. Ky vendim e vendos Netanyahun në shoqërinë e presidentit rus Vladimir Putin, për të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Hagës lëshoi një urdhër arresti për luftën e Moskës kundër Ukrainës.
Një panel gjyqtarësh të ICC tani do të shqyrtojë kërkesën e prokurorit Khan për urdhër-arrest.
Khan tha se akuzat kundër Sinëar, Haniyeh dhe al-Masri përfshijnë “shfarosje, vrasje, marrje pengjesh, përdhunim dhe sulm seksual në paraburgim”.