Martesa e parë mes dy grave në Shqipëri

vovalbania May 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Martesa e parë mes dy grave në Shqipëri

Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, të dyja janë martuar pasditen e djeshme, të dyja të njohura për betejën e tyre ligjore që kanë ndërmarrë për të ndryshuar Kodin e Familjes.

FOTO- NDODHI! Martesa e parë mes dy grave në Shqipëri

PAMJE NGA MARTESA

Të dyja janë kurorëzuar nga dy pastorë të ardhur nga Britania e Madhe.

FOTO- NDODHI! Martesa e parë mes dy grave në Shqipëri

ALBA AHMETAJ DHE EDLIRA MARA

Në rrjet kanë dalë pamje nga gazetari Isa Myzyraj, ku duken të dyja gratë duke shkëmbyer betimet e tyre përballë pastorëve.

Duke qënë se të drejtën e martesës, Kodi i Familjes e rezervon këtë të drejtë vetëm për çiftet heteroseksuale, ngjarja e sotme shkaktoi reagime të forta në publik. Përfaqësues të komuniteteve fetare por jo vetëm shprehën qëndrimin e tyre kundër, duke cituar se ajo që po ndodh është edhe shkelje e ligjit. Megjithatë nga ana e autoriteteve nuk ka pasur asnjë reagim, ndoshta për faktin se martesa e tyre është bërë vetëm përballë një pastori, e jo përballë një përfaqësuesi të ligjit.

Por kush janë dy gratë që lidhën ‘kurorë’ sot?

Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj janë dy nëna të dy vajzave të tyre. Por aktualisht janë në një betejë ligjore me shtetin shqiptar, pasi Gjykata nuk e njeh një të drejtë të tillë edhe pse ato bashkëjetojnë prej 8 vitesh tashmë. Aleanca LGBT në Shqipëri ka vite që kërkon ndryshime në Kodin e Familjes, që do të mundësonin martesat e çifteve me gjini të njëjtë dhe birësimin e fëmijëve. Ato kanë dy vajza, por mëmësia është vetëm e Edlirës, ndërsa atësia është e panjohur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE