Parashikimi i motit, 20 maj 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Në pjesën e parë të ditës, moti parashikohet me kthjellime e vranësira mesatare. Nga orët e mesditës, parashikohet shtim i vranësirave e kryesisht përgjatë relieveve malore do të jenë deri të dendura. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra, hera-herës shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Nga orët e pasdites, pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Ka mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.
Era fryn me drejtim juglindje – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, kryesisht pasdite, era fiton shpejtësi 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
19/30
Diell re shi
Kukës
18/29
Diell re shi
Lezhë
19/30
Diell re shi
Dibër
17/30
Diell re shi
Durrës
19/31
Diell re
Tiranë
21/32
Diell re
Elbasan
19/33
Diell re
Berat
20/33
Diell re shi
Vlorë
19/29
Diell re
Korçë
15/27
Diell re shi
Gjirokastër
19/32
Diell re
Sarandë
20/28
Diell re