Planet për “baby Veshaj”? Romeo: “I kam kaluar të gjitha etapat në jetë, do e dëshiroja”!

vovalbania May 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Planet për “baby Veshaj”? Romeo: “I kam kaluar të gjitha etapat në jetë, do e dëshiroja”!

Në Top Albania Radio, gjatë ditës së djeshme, vijoi transmeti i fundit për këtë sezon i ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, me një kohëzgjatje nga ora 15:00 deri më 18:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione. Në këtë episod të fundit, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro ishin dy moderatoret prezente në shtëpi, të cilat intervistuan një e nga një banorët finalistë.

I pyetur nga Elona Duro për planet mes tij dhe Heidit pas daljes nga shtëpia e BBV, Romeo Veshaj u përgjigj:

Trroç, trroç, nuk ta them dot se çfarë kam menduar. Heidi ju ka thënë njëherë që dua ta shijoj e kështu gjërash. Shiko unë jam djalë që jam pa plane. Me shumë qejf e kam të kem një bebe. E kam me shumë qejf edhe do të ma gëzonte zemrën një bebe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE