Strategjia e KLGJ-së për uljen e stokut të dosjeve deri më 2027-ën/Manja: Drejtësia e re po vepron!

vovalbania May 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Strategjia e KLGJ-së për uljen e stokut të dosjeve deri më 2027-ën/Manja: Drejtësia e re po vepron!

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se strategjia e re e hartuar nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, KLGJ lidhur me uljen e dosjeve të mbetura stok në gjykata është tregues i faktit se drejtësia e re dhe e pavarur po vepron.

Në një aktivitet të organizuar sot nga KLGJ-ja, u prezantua strategjia e re e këshillit në lidhje me uljen e dosjeve të prapambetura nëpër gjykata 2024-2027. Ministri Manja u shpreh se KLGJ-ja është qeveria e drejtësisë së pavarur dhe sipas tij “ndërmarrja e një strategjie të kësaj natyre, është tregues dhe fakton se sistemi i ri i drejtësisë po vepron”.  Më tej, vuri në dukje se “kjo strategji bën bashkë institucionet e drejtësisë, në dobi të qytetarëve”.

Strategjia që prezantohet sot hyn drejt e në zemër të problematikës, që është stoku i dosjeve të pagjykuara. Pse u krijua stoku, tashmë dihet. Kjo nuk ka ndihmon dot më sot, 6 vjet pas zbatimit të reformës në drejtësi.

Ndihem mirë që vetë KLGJ na bëri sot bashkë të gjithëve, që të marrim përgjegjësitë që na takojnë, për qytetarët që presim që çështjet e tyre të gjykohen. Një sistem drejtësie që propozon zgjidhje, perceptohet nga publiku si një sistem drejtësie në veprim.

Ofrimi i kësaj strategjike nga vetë KLGJ-ja është një lajm i mirë për profesionistët e ligjit dhe për qytetarët. Do ta vija theksin te rëndësia që ka dokumenti për ecurinë e integrimit të Shqipërisë, por edhe siç e thashë më parë, për qytetarët.

Strategjia e re e hartuar nga KLGJ-ja bën bashkë të gjitha institucionet e drejtësisë dhe ka si qëllim që t’i ofrojë zgjidhje dosjeve të prapambetura, të cilat ende nuk janë gjykuar nga togat e zeza. Strategjia parashikon që stoku i dosjeve të shqyrtohet brenda vitit 2027.

Nga i njëjti takim, i Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-ve, David Wisner vlerësoi punën e bërë me Reformën në Drejtësi, por shtoi se është e nevojshme që të ndërmerren hapa më të vështirë. Gjatë konferencës për prezantimin e strategjisë së re kombëtare të uljes së çështjeve të prapambetura në gjykata, organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Winser tha se duhet më shumë bashkëpunim mes qeverisë e institucioneve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65687 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE