“Allegri, tekniku më inteligjent”, Danilo: Tani i kuptoj mësimet e Guardiolës!

vovalbania May 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Allegri, tekniku më inteligjent”, Danilo: Tani i kuptoj mësimet e Guardiolës!

Massimiliano Allegri është përshëndetur me Juventusin teksa e mbylli këtë aventurë të dytë me bardhezinjtë në mënyrë të shëmtuar duke përfunduar i shkarkuar pas episodeve shumë të tensionuara në finalen e Kupës. Megjithatë, mes lojtarëve, Allegri ka qenë një personazh i dashur dhe së fundmi është Danilo që livornezin e cilëson si ndër trajnerët më inteligjentë.

“Sa i përket fushës, Guardiola mendon për futbollin në një mënyrë krejtësisht të ndryshme kur bëhet fjalë për lëvizjet dhe zënien e hapësirës. Tani që po “plakem”, i vlerësoj mësimet e tij se si të vrapoj më mirë dhe gjithashtu t’i ndihmoj shokët e mi të lëvizin më mirë.

Sa i përket menaxhimit të ekipit jashtë fushës, Allegri është padyshim më i zgjuari. Buffon? Të gjithë e panë atë që ai bënte në fushë, por është ajo që ai bënte në përditshmëri, ndjeshmëria e tij dhe mënyra se si ai ndërvepronte me njerëzit përreth tij që më bëri vërtet përshtypje. Ai u bë idhulli im i futbollit.

Njerëzit mendojnë se udhëheqësit duhet të flasin gjithmonë me zë të lartë, të japin këshilla për të gjithë. Por, kjo nuk është plotësisht e vërtetë, në fakt, një nga aspektet më të rëndësishme është dëgjimi”, u shpreh Danilo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64094 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE