Banorët e këtij qyteti ngrejnë një rrjet kundër turistëve që bëjnë ‘selfie’!

vovalbania May 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Banorët e këtij qyteti ngrejnë një rrjet kundër turistëve që bëjnë ‘selfie’!

Së fundmi qyteti japonez i Fujikawaguchiko instaloi një pengesë të madhe rrjete në një pikë të njohur të shikimit të malit Fuji. Gardhi u vendos në një përpjekje për të penguar numrin në rritje të turistëve për të bërë foto. Pamja më e famshme e Japonisë mund të shihet me kilometra përreth, por vendasit e Fujikawaguchiko janë të ngopur me turistët që hedhin mbeturina, shkelin pronat private dhe rregullat e trafikut për të bërë foto.

Duke parkuar ilegalisht dhe duke injoruar ndalimin e pirjes së duhanit, ata grumbulloheshin në trotuar për të fotografuar malin e mbuluar me borë që ngrihet në qiell. Ndërkaq, punëtorët filluan të vendosin rrjetën e zezë me përmasa 2.5 me 20 metra dhe tashmë është gati. “Shpresoj se rrjeti do të parandalojë ato veprime të rrezikshme të turistëve”-tha për AFP banori Michi Motomochi i cili drejton një pastiçeri tradicionale japoneze.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE