Dashuri me shikim të parë? Romeo zbulon çfarë i ka pëlqyer te Heidi!

vovalbania May 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dashuri me shikim të parë? Romeo zbulon çfarë i ka pëlqyer te Heidi!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Romeo ka treguar mbrëmë se pëlqimi i tij për Heidin ka nisur që me hyrjen e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Gjatë një bisede me 4 finalistët e tjerë, Romeo tha se fillimisht ajo që ka pëlqyer te Heidi është buzëqeshja, duke shtuar se banorja i është dukur më ndryshe nga vajzat e tjera.

Juli: Kjo (Heidi) të ka pëlqyer që në fillim

Romeo: Më ka pëlqyer kur ka folur dhe kur ka qeshur më është dukur ndryshe nga të tjerat. Kur më ka thënë emrin më ka fiksuar

Juli: A është e vërtetë kjo Bac

Heidi: Po

Egla: Dashuri me shikim të parë

Juli: A është dashuri me shikim të parë?

Romeo: Ndoshta, nuk e di

Egla: Unë nuk e besoj, me shumë vështirësi

Ditën e djeshme Romeo i ka treguar Heidit se kur ka qenë i vogël u ka kërkuar prindërve të kishte edhe një motër, për shkak se ka vetëm dy vëllezër, binjakun e tij Donaldin dhe vëllain e vogël Marion. Ama tregon se këtë dëshirë ia ka plotësuar Donaldi, pasi partnerja e tij, moderatorja Bora Zemani nuk është vetë një kunatë për Romeon, por e konsideron atë motër. Këtë moment Bora e ka postuar në Instastory dhe ka shkruar për Romeon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65816 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE