Ilnisa Agolli: “Nëse ka patur një metamorfozë në BBV, ai është rasti i Meriton Mjekiqit…”
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Ilnisa Agolli, gazetarja dhe njëkohësisht ish-banorja e këtij edicioni të “Big Brother VIP 3”, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up” me Blendi Salaj, Enxhi Nasufin dhe Neada Muçaj. Ajo diskutoi më shumë mbi 5 finalistët e këtij edicioni dhe lojën e tyre, por jo vetëm. Ilnisa nuk la pa përmendur dhe Meritonin, partnerin e saj, për të cilin foli me shumë dashuri dhe superlativa.
Si e sheh Ilnisa rrugëtimin e Meritonit?
Më vjen inat që nuk jam aty. Megjithatë më pëlqen mënyra që pas largimit tim, e shoh ashtu siç e kisha projektuar rrugëtimin e tij dhe më vjen mirë. Nga të gjithë provokimet që i bëhen nga finalistët, më pëlqen që shoh atë ecurinë që ia çmoj. Pas ardhjes në shtëpi pas Dhomës së Bardhë, është për t’u duartrokitur durimi i tij.
Çfarë mund t’i thoje atë nëse do të kishe mundësi?
Meritonit do i thoja që të vazhdonte kështu. Rëndësi ka vrapi në këtë pistë dhe ai vrapoi siç duhet. E ka bërë që në krye të herës. Nëse ka pasur një metamorfozë një nga banorët aty, ai është rasti i Meriton Mjekiqit.