Ju ndihmon në situatat kur gjithçka shkon keq, gjithçka rreth “Rregullit 12”!
Rregulli i 12-të, i shpikur nga Dr.Daniel Amen, sugjeron që gjërat e këqija ndodhin në mënyrë të pashmangshme, por që ne i lejojmë vetes zemërimin dhe zhgënjimin vetëm pasi gjëja e 13-të të shkojë keq. Amen, thotë se ai e praktikon “rregullin 12” sa herë që i duhet të përballet me momente të vështira. Ai qëndron i qetë kur 12 gjëra ndodhin gjatë ngjarjeve të tilla si shkuarja me pushime dhe zemërimin e shpreh vetëm pas së 13-tës që shkon mbrapsht.
Ai u sugjeron pacientëve të tij që të adoptojnë këtë rregull apo truk psikologjik, në mënyrë që të mund të përballen me gjërat e vështira që ndodhin gjatë jetës dhe të mbeten të fortë mendërisht. “Dua të flas për rregullin e 12-të, që është diçka që ua mësoj të gjithë pacientëve të mi, është respektimi i faktit që ndodhin gjëra të këqija, por ndihmon të jesh mirë me të”-thotë Amen.
Ai tha se i lindi ideja gjatë një udhëtimi dy-javor në Evropë.
Vërtet gjashtë gjëra shkuan keq dhe unë nuk u mërzita fare.
Dr. Amen tha se ai mban një listë të problemeve të shfaqura në telefonin e tij për t’i ndjekur ato.
Sa më shumë të respektosh faktin që ndodhin gjëra të vështira dhe se mund të përballesh me to, aq më i shëndetshëm je mendërisht.
Shumë nga mbi dy milionë ndjekësit online të Dr.Amen vlerësuan këshillën dhe thanë se do të fillonin të provonin këtë rregull.