Molotov, vezë dhe sherr mes protestuesve, përfundon protesta e opozitës para bashkisë Tiranë!

vovalbania May 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Molotov, vezë dhe sherr mes protestuesve, përfundon protesta e opozitës para bashkisë Tiranë!

Ka përfunduar me tensione protesta e tetë e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit me Rithemelimin dhe PL para bashkisë së Tiranës. Protestuesit që ndonëse numëroheshin me gishtat e dorës kanë hedhur tymuese dhe disa molotovë drejt godinës së bashkisë.

Sikundër edhe në protestat e tjera të zhvilluara më parë nuk kanë munguar molotovët në drejtim të forcave të policisë që qëndrojnë para godinës. Po ashtu janë hedhur edhe fruta e perime, si dhe tymues. Por këtë herë nuk ka pasur përplasje fizike me policinë apo tentativë për heqjen e gardhit metalik.

Por tubimi është shoqëruar edhe nga tensionet.  Një grua në moshë është futur mes protestuesve dhe u konfliktua me ta. Ajo dëgjohet duke thirrur “bravo policia”, “policia është me në” e më pas dëgjohet të thotë “mos më prek”, pasi debaton me një protestues.

Protesta u mbyll pas afro 1 orë e 30 minuta, nën efektet e zhurmave të molotovëve.

Për protestën e shtatë të javës së kaluar para bashkisë, Policia e Tiranës nisi hetimet në gjendje të lirë ndaj 12 personave për episode e dhune. Si përfaqësuesja zyrtare e marrjes së lejes në polici për protestën, Adriana Kalaja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit akuzohet nga policia për  veprën penale “thirrje publike për veprime të dhunshme” Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës, Tedi Blushi i Partisë së Lirisë, Klevis Balliu i Rithemelimit dhe Besart Xhaferri kreu i FRPD, do të hetohen për veprat penale “prishje e qetësisë publike” dhe “shkatërrim i pronës”.

Të gjitha protestat për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë përshkallëzuar në dhunë e disa protestues janë arrestuar për hedhjen e bombave molotov duke rrezikuar jetën e efektivëve të policisë, por më tej janë liruar nga gjykata. Siç e kanë trumbetuar nëpër fjalime dhe me pankartat që i kanë shoqëruar nëpër protestat e kaluara, një nga qëllimet e kësaj proteste është për lirimin e Sali Berishës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64075 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE