Real Madrid jep njoftimin, Toni Kroos “var këpucët në gozhdë” pas ‘Euro 2024’!

vovalbania May 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Real Madrid jep njoftimin, Toni Kroos “var këpucët në gozhdë” pas ‘Euro 2024’!

Euro 2024, do të jetë turneu i fundit në të cilin do të shohim Toni Kroos në fushë në rolin e futbollistit. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, klubi i Real Madrid bëri të ditur vendimin e mesfushorit gjerman që do të “varë këpucët në gozhdë” në moshën 34-vjeçare.

Kroos, në shumë raste e kishte theksuar se dëshironte ta mbyllte karrierën me Realin pa pasur nevojën për të eksperimentuar në Liga të tjera jashtë Europe dhe mesa duket e ka mbajtur premtimin.

Toni Kroos ka qenë një nga lojtarët më të përfolur në mediat sportive, për faktin se e ardhmja e tij nuk dihej nëse do të mbetej në Real Madrid apo do të largohej. Mesfushori gjerman është futur në muajt e fundit të kontratës me Los Blancos dhe kishte shumë oferta në drejtim të tij.

Mesfushori 34 vjeçar ka qenë pjesë e Los Blancos që nga viti 2014 dhe është një nga yjet më të mëdhenj të klubit. Në 447 ndeshje në të gjitha garat, ish-reprezentuesi gjerman ka kontribuar me 28 gola dhe 96 asistime. Kjo përfshin një gol dhe shtatë asistime në 30 ndeshje këtë sezon.

Kështu, Reali përshëndet një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e saj teksa gjermani ishte pjesë e “Los Blancos” për 10 sezone ku fitoi të gjithë titujt më të rëndësishëm, në total 22 tituj në 463 ndeshje me spanjollët.

Pa harruar gjithashtu që Kroos është shpallur kampionë i Botës me Gjermaninë në vitin 2014 ndërsa në Europian do të synojë edhe trofeun e fundit të karrierës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65796 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE