Shtohen shtrimet në spitale, 10% më shumë krahasuar me 2022!

vovalbania May 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shtohen shtrimet në spitale, 10% më shumë krahasuar me 2022!

Numri i të sëmurëve që janë shtruar në spitale, është rritur me 10%. Të dhënat e Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor tregojnë se për vitin 2023, numri total i shtrimeve për të gjithë spitalet e kontraktuara ishte 307,808 pacientë, 29,927 pacientë ose 10% më shumë se në vitin 2022.

Spitalet universitare janë ato që kanë mbartin numrin më të lartë të shtrimeve, pasuar nga ato rajonale dhe bashkiake..

Ndërkohë shumicën e fluksit e kanë përballuar spitalet private. Sipas kontratave që shteti ka me disa spitale private rezulton se Qendra Spitalore “Nënë Tereza” përballoi 40% të fluksit.

Spitali rajonal i Vlorës, është ai që ka pasur regjistrimet më të larta për shtrime, pasuar nga ai i Durrësit.

Për vitin 2023, në Spitalet Rajonale nga 112,233 e shtrimeve në total, 90,156 shtrime janë nga urgjenca, që zënë 80.3 % të totalit. Edhe në vitet e shkuara përqindja e shtrimeve urgjent ka rezultuar tepër e lartë.

Për vitin 2023 në total 54,8 % e shtrimeve janë nëpërmjet shërbimit të urgjencës. Në Spitalet Universitare për vitin 2023 shtrimet urgjente zënë 32,7 % të shtrimeve.

Qendra spitalore Nënë Tereza (QSUT) përballon mbi 40% të shërbimit spitalor në rang kombëtar po merr vetëm 23% të fondit për spitalet.

QSUT do të financohet me 7.8 miliardë lekë, shumë kjo sa 23 për qind e fondit prej rreth 33 miliardë lekësh që do të ndahet me 2024 për spitalet.

Por nga ana tjetër QSUT përballon gati gjysmën e volumit të punës që ofrojnë spitalet tona publike në rang vendi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE