Atalanta dhe Roma, fate të kryqëzuara!

vovalbania May 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Atalanta dhe Roma, fate të kryqëzuara!

Atalanta dhe Roma, fate të kryqëzuara mes Serisë A dhe Europa League-s dhe Champions League-s.

Një kombinim thuajse i pabesueshëm rezultatesh në javën e fundit të Serisë A dhe në finalen e Euriopa League-s mund të çojë Romën në Champions.

Fati i Romës në kampionat është i sigurt: do të përfundojë në vendin e gjashtë në kampionat për shkak të përplasjeve të pafavorshme direkte me Atalantën (e pesta në +3) dhe favorizuese me Lazion (e shtati në -3).

Nëse skuadra e Gasperinit humbet ndaj gjermanëve, Roma do të luajë automatikisht në Europa League sezonin e ardhshëm.

Verdhekuqtë shpresojë që Atalanta të fitojë Europa League-n kundër Bayer Leverkusenit. Vetëm në rast të një triumfi të zikaltërve të Bergamos në Dublin mund të shkojnë gjashtë ekipe italiane në Champions.

Megjithatë, ky është një kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm. Në mënyrë që Roma të kualifikohet në Champions, duhet të ndodhë një skenar tjetër: Atalanta duhet të përfundojë në vendin e pestë në Serinë A dhe jo në vendin e tretë apo të katërt .

Kur kanë mbetur 90 minuta deri në fund të kampionatit, por edhe duke pasur parasysh që Atalanta duhet të rikuperojë edhe ndeshjen e famshme ndaj Fiorentinës (do të luhet më 2 qershor, pas përfundimit të turneut), cilat janë kombinimet për zikaltrit për të përfunduar në vendin e pestë, duke ndihmuar në kualifikimin e Romës në Champions League?/ Super Sport

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65730 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE