Cameron: Procesi i pajtimit dhe rritjes ekonomike, përparësi në Ballkan!

vovalbania May 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cameron: Procesi i pajtimit dhe rritjes ekonomike, përparësi në Ballkan!

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron theksoi në Tiranë se Mbretëria e Bashkuar do të jetë më e pranishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Nëse Ballkani Perëndimor ia del mban, atëherë Europa ia del mbanë. Në rast se ka probleme në Ballkanin Perëndimor, atëherë ka probleme dhe në Europë, sepse në fakt është në interesin tonë të përbashkët që të ndihmojmë në procesin e pajtimit, rritjes ekonomike e të mirëkuptimit dhe për mua kjo është përparësi.

Në deklaratën e përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama, zyrtari foli për projekte të rëndësishme mes të cilave financimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Kemi projekte shumë emocionuese, si për shembull hekurudha nga Prishtina në Durrës, që do të jetë shumë, shumë e rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën dhe për të gjithë rajonin.

Ndërkaq, kryeministri Rama tha se vizita e Cameronit do t’i shërbejë jo vetëm thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, por edhe shtimit të pranisë së Mbretërisë së Bashkuar në rajon. Po ashtu, kanë diskutuar mbi ecurinë e proceseve të pajtimit e të bashkëpunimit në rajon.

Rama deklaroi se Mbretëria e Bashkuar ka shprehur vazhdimisht interes të veçantë për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve rajonale dhe për të parë përfundimin me sukses edhe të procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë. Sipas kryeministrit, në këtë proces ka pasur hapa pozitivë, po ka edhe ngecje në vend apo siç tha “në vijimësi ndihet edhe rreziku i kthimit prapa”.

Cameron dhe Rama diskutuan edhe për projektin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe rezultateve të arritura. Ata thanë se ky operacion do të vazhdojë dhe gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do të jetë maksimale.

Gjatë vitit 2022, mbi 45 mijë njerëz e kaluan Kanalin Anglez për të mbërritur në Britani të Madhe. Ministria britanike e Mbrojtjes veçoi emigrantët shqiptarë, iranianë e ata afganë në këtë shifër rekorde.

Sekretari i Jashtëm britanik njoftoi për një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare.

Mbretëria e Bashkuar ka ofruar 4 miliardë paund për projekte në Shqipëri, që do të realizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Financës, Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe bashkitë në të gjithë vendin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64090 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE