Cameron-Ramës: Partneriteti ynë për migracionin shumë pozitiv, shembull edhe për të tjerët!

vovalbania May 22, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Cameron-Ramës: Partneriteti ynë për migracionin shumë pozitiv, shembull edhe për të tjerët!

Nga Tirana, kryediplomati britanik,  Lord David Cameron deklaroi sot se partneriteti mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për emigracionin ka qenë shumë pozitiv. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Cameron tha:

Ka qenë një partneritet vërtetë i mrekullueshëm, shumë pozitiv, shumë i arrirë dhe shpresoj që do të jetë shembull edhe për të tjerët. Në të gjithë Europën, problemi i emigracionit të parregullt është një problem me të cilin hasen të gjithë dhe siç u kam thënë dhe ministrave të tjerë të jashtëm, është një problem të cilin duhet ta përballoni ju.

Në rastin e Shqipërisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar, ju keni treguar që jeni novatorë, jeni krijues dhe që i hyni dhe punoni për këto partneritete kaq të forta dhe në sajë të kësaj pune arrini rezultate të shkëlqyera.

Ekonomia juaj është rritur, sektori i turizmit do të jetë shumë, shumë i suksesshëm edhe gjatë viteve në vijim dhe do të ketë shumë, shumë mundësi që njerëzit të qëndrojnë në Shqipëri duke ndërtuar më tej ekonominë e vendit, duke e përmirësuar atë dhe për këtë do të keni ndihmën tonë.

Eshtë vërtet një kënaqësi e veçantë për mua që jam në Shqipëri sot. Një nga arsyet pse dëshiroja të vija dhe më vjen keq që është dashur kaq shumë kohë dhe që është një vizitë e shkurtër, por një nga ato arsye është që të festonim suksesin tuaj.

Shqipëria është vërtetë një histori suksesi, nga aspekti ekonomik, sukses në NATO. Ju gjithashtu në mënyrë të suksesshme keni bërë të pamundurën dhe një punë të shkëlqyer dhe një lidership shumë të madh në Këshillin e Sigurimit.

Cameron falënderoi Ramën:

Për këtë dëshiroj t’ju falënderoj juve, për lidershipin tuaj. Jo vetëm sepse keni fituar më shumë zgjedhje ç’kam fituar unë dhe që vazhdoni në detyrë, por sepse keni dhënë një drejtim kaq të qartë për atë se ku dëshironi të arrijë Shqipëria dhe se ku duhet të jetë Shqipëria në sferën e NATO-s dhe të BE-së.

Ajo që mund të them unë nga këndvështrimi britanik dhe flas këtu në emër të kryeministrit tonë, Rishi Sunak është se ky ka qenë, është dhe do të jetë një nga partneritetet më të frytshëm e më pozitivë për ne. Për eksportet, për shembull, janë rritur me 20%. Ne kemi projekte shumë emocionuese, si për shembull hekurudha që ju shpjeguat nga Prishtina në Durrës, që do të jetë shumë e rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën dhe për të gjithë rajonin.

Eshtë në fakt një marrëdhënie shumë pozitive edhe nga aspekti i mbrojtjes. Në fushën e mbrojtjes, jo vetëm partneriteti në NATO dhe puna që ne po bëjmë për të arritur tek anëtarësimi i Ukrainës në NATO, por edhe në fakt për mbështetjen e drejtpërdrejtë që ne i japim njëri-tjetrit.

Pra, një partneritet gjithashtu edhe sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe krimit të rëndë dhe me kënaqësi ne po ndihmojmë edhe modernizimin e gjyqësorit tuaj. Ndërkohë që ju vazhdoni reformat tuaja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65243 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE