“Do pranoje t’a bëje me Romeon?…”, Juli zbulon çdo bënte me paratë e çmimit të madh!

vovalbania May 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do pranoje t’a bëje me Romeon?…”, Juli zbulon çdo bënte me paratë e çmimit të madh!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Mbrëmë Vëllai i Madh vendosi që t’u bënte një surprizë 5 finalistëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Disa nga gazetarët e ekranit të Top Channel iu bashkuan për pak orë banorëve. Ed Manushi, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi, Bieta Sulo, Ronaldo Sharka, Erjona Rusi dhe Ina Kollçaku  darkuan mbrëmë me Julian Dedën, Romeo Veshajn, Meriton Mjekiqin, Egla Cenon dhe Heidi Bacin.

Të pyetur nga Blendi Salaj se çfarë do bënin me paratë e çmimit të madh, Juli u përgjigj:

Të vazhdoj punën time në televizion se e kam si drogë atë, as nuk bëhet fjalë kjo historia. Kam dëshirë të bëj një stand -up comedy, e kam thënë disa herë këtë gjënë. Para se të hyja këtu e pata nis në fakt diçka dhe para se të hyja këtu isha në Gjakovë. Desha ta vazhdoja, por besoj se kësaj radhe do kem më shumë fuqi edhe për punën e sponsorëve e gjërave, sepse dua ta bëj më të madh. Dua të shkoj kudo ku ka shqiptarë edhe si një mënyrë falënderimi për gjithë mbështetjen.

Ndërkohë i pyetur nga Erjona nëse do pranonte t’a bënte këtë me Romeon, Deda u përgjigj menjëherë “po”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE