KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Bib Ndreca!

vovalbania May 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Bib Ndreca!

Në seancën e sotme në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, është vendosur nga trupa e posaçme rikthimi në detyrë i gjyqtarit të GJKKO, Bib Ndreca.

Më parë Ndreca ishte shkarkuar gjatë procesit të Vettingut prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Shkarkimi i tij nga KPK u kyre më 18 janar të vitit 2021, por më pas Ndreca e apeloi këtë vendim në KPA. Ndreca ishte gjyqtari i dosjes së famshme 339, ku ka firmosur arrestimin e grupit të Avdylajve në Shijak.

Pas firmosjes së arrestimeve, Ndreca ishte marrë në mbrojtje të posaçme nga policia

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE