Martohet çifti i Big Brother, publikohen pamjet nga dasma (VIDEO)

vovalbania May 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Martohet çifti i Big Brother, publikohen pamjet nga dasma (VIDEO)

Çifti i Big Brother VIP Kosova, Urim Çela dhe Alisa Maloku, i kanë dhënë fund beqarisë.

Ata janë martuar në një ceremoni luksoze në Prishtinë.

Dyshja kanë ndarë fotografinë e tyre të parë si ‘burrë e grua’ në rrjete sociale.

Alisa duket e mrekullueshme në fustan të bardhë nusërie, gjersa Urimi me një kostum elegant.

Ndër personazhet e njohur të ftuar në dasmën e tyre ishin Gresa Hoti, Melisa Lleshi, Xhuliana Nura, Afërdita Paqarada etj.

Dyshja për publikun u bënë të njohur që nga paraqitja e tyre në edicionin e parë të Big Brother.

Ata që nga ajo kohë janë komentuar vazhdimisht e kanë bërë tituj në shtypin rozë.

Screenshot

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE