Nuk është ndarë nga këlyshi i saj i ngordhur për tre muaj, shimpanzeja emocionon vizitorët!
Vizitorët në kopshtin zoologjik Biopark në qytetin spanjoll të Valencias janë emocionuar dhe prekur teksa një shimpanze e pikëlluar mbante këlyshin e saj të ngordhur për tre muajt e fundit. Shimpanzeja Natalya humbi pasardhësit e saj kur ai ishte vetëm disa ditësh. Që atëherë, ajo u kap pas trupit të tij të palëvizshëm, duke mos dashur të ndahej.
“Kjo sjellje është vërejtur më parë te shimpanzetë, jo vetëm në kopshtet zoologjike, por edhe në të egra”-tha drejtori i Biopark Miguel Casares për Reuters. Ashtu si njerëzit, shimpanzetë vajtojnë vdekjen e njerëzve të dashur, por është e pazakontë që procesi të jetë kaq intensiv dhe kaq i gjatë.
Megjithatë, Casares thotë se duhet respektuar, ashtu si me njerëzit.
Vizitorët tanë, të cilët fillimisht janë mjaft të tronditur nga pamja e një këlyshi të ngordhur, e kuptojnë sapo u shpjegojmë pse e lamë dhe pse e mbajmë nën vëzhgim.
Shimpanzetë janë ndër primatët më të rrezikuar në Afrikë, me një popullsi të egër prej 100,000 deri në 200,000 të kërcënuar nga gjuetia, humbja e habitatit dhe sëmundjet. Rikujtojmë se disa muaj më parë Kopshti Zoologjik Chester në Cheshire, Angli, njoftoi lindjen e një shimpanzeje të rrezikuar në mënyrë kritike. Kopshti zoologjik e quajti atë shimpanzeja “më e rrallë në botë”.
Lind shimpazeja më e rrallë në botë. Mamaja krenare ZeeZee lindi djalin e saj të vogël pas një shtatzënie tetë muajshe. 80% e shimpanzeve perëndimore janë zhdukur në natyrë, duke i lënë ata në prag të zhdukjes. Nëna e saj, ZeeZee, është në gjendje të mirë shëndetësore pas lindjes.