Operacioni “Revanshi” i SPAK-ut, shkon në 21 numri i të prangosurve/Arrestohet Ilia Ndoka!

vovalbania May 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Operacioni “Revanshi” i SPAK-ut, shkon në 21 numri i të prangosurve/Arrestohet Ilia Ndoka!

Operacioni i fundit i SPAK-ut me 50 urdhër-arreste, shkon në 21 numri i të prangosurve. Në Itali është kapur shtetasi Ilia Ndoka, pjesë e grupit të ish-deputetit socialist Arben Ndoka dhe akuzohet për pastrim parash në bashkëpunim. Në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”, Prokuroria e Posaçme goditi 7 grupe kriminale. U zbardhën planet për 8 vrasje, 4 prej tyre të mbetura në tentativë.

Operacioni “Revanshi”, Dumani tha te Ligjet se nuk kanë indicie që të jetë dekonspiruar.

Kemi evidentuar lidhje të drejtuesve të policisë me krimin. Eshtë ulëritëse kur drejtues të policisë janë pjesë e veprimtarisë së grupeve kriminale. Një pakicë e efektivëve të policisë është e inkriminuar. Respekt për shumicën e policëve që luftojnë krimin, theksoi kreu i SPAK-ut.

Para deputetëve te Ligjet, kreu i SPAK-ut përsëriti shqetësimet për të cilat shpreson se do të gjejnë mbështetje e zgjidhje nga Kuvendi, si  mungesa e përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimi të mandatit. Ndërkaq, sërish veçoi mungesën e referimeve nga institucionet publike.

Të nderuar deputetë, ne kemi paraqitur disa shqetësime që shpresojmë të gjejnë mbështetje dhe zgjidhje ligjore nga Kuvendi, si mungesa e përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimi të mandatit, mungesa e këshilltarëve ligjorë, adresimi i ngarkesës të shtuar ndaj drejtuesit të SPAK-ut mbi çështjet e papërfunduara të rivlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencës të Komisionerit Publik, mungesa e referimeve nga institucionet publike, shtimi i numrit të hetuesve të BKH-së, numri i konsiderueshëm i procedimeve të mbartura.

Nga ana tjetër, Dumani informoi se po përgatitet një strategji për hetimin e krimeve zgjedhore, për parlamentaret e vitit të ardhshëm.

Për krimet zgjedhore, unë me stafin kemi filluar përgatitjet dhe në janar do të bëjmë prezente edhe strategjinë që do të ndërtojmë për hetimin e veprave penale për zgjedhjet. Kemi filluar që tani që të punojmë. Gjatë 2023-shit ka numër në rritje, është trefishuar numri i hetimeve për krimet zgjedhore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE