Paralajmërojnë ekspertët, pikat për hundë nuk janë për fëmijët!
Pikat për hundë nuk duhet t’i jepen fëmijëve para se të mbushin gjashtë vjeç, ndërkaq fëmijët midis moshës gjashtë dhe 12 vjeç mund t’i përdorin vetëm nëse është e domosdoshme, paralajmërojnë mjekët. Dëshmitë të cilat konfirmojnë efikasitetin e këtyre ilaçeve janë të kufizuara. Pasi shumica e ftohjeve dhe e infeksioneve virusale respiratore kalojnë për shtatë ditë, mjekët rekomandojnë që problemi me hundën e mbyllur te fëmijët të zgjidhet në mënyrë tjetër.
Fëmijët mesatarisht “i kapin” gjashtë deri në tetë infeksione të tilla brenda një viti, ndërsa të rriturit dy deri në katër infeksione. Mirëpo studimet e publikuara në Revistën Mjekësore Britanike kanë treguar që edhe pse simptomat janë të pakëndshme, fëmijët nuk mund të marrin frymë siç duhet nuk duhet t’i përdorin pikat.
Në studim thekson që lëto ilaçe për hundë nuk duhet t’i jepen fëmijëve nga mosha gjashtë deri në 12 vjeç, sepse dëshmitë për efikasitetin e tyre janë të kufizuara dhe ekzistojnë edhe rreziqe të caktuara. Ndërkaq, tretja fiziologjike nuk është ilaç, por ujë medicinal “me kripë”, i cili është plotësisht i padëmshëm dhe nuk mund të dëmtojë enët e buta të gjakut as mukozën e hundës, pra është i sigurt.
Pikat për hundë as të rriturit nuk duhet t’i përdorin pa kontroll. Në sezonin e viruseve ato janë vërtet “aleate” serioze, mirëpo kurrë nuk duhet t’i përdorni më shumë se shtatë ditë. Në të kundërt, kur të ndërpritni përdorimin, sekrecioni nga hunda do të jetë dukshëm më i keq.
Me siguri të gjithëve ju ka ndodhur që kur jeni ftohur njëra vrimë e hundës ka qenë më e bllokuar se tjetra. Mjekët thonë se shkaku ka të bëjë më pak me mekanizmat e ftohjes dhe më shumë me anatominë dhe funksionin e hundës. Hunda ka katër sinuse, “xhepa” të mbushur me ajër të lidhur me zgavrat e hundës, të cilat prodhojnë mukozën e nevojshme për të mbajtur hundën me lagështi.