Partneri i Eglës do shfaqet në finalen e madhe të BBV?
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Hodhi fëmijët”/ Egla nxjerr keq produksionin, flet për rastin e Alma Arazit](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/05//hodhi-femijet-egla-nxjerr-keq-produksionin-flet-per-rastin-e-alma-arazit.jpg)
Egla Ceno ka thënë para disa javësh se është shumë e dashuruar, por pa treguar detaje për personin në fjalë.
Lidhur me këtë ka folur ditën e sotme ish-banorja e “Big Brother VIP1”, Paloma.
Teksa ishte në një lidhje live me emisionin “Breaking”, Fiori Dardha e pyeti atë nëse do të jetë partneri i Eglës në finalen e madhe.
“E mbi të gjitha ke arritur të gjesh kush është”, shtoi më pas Fiori.
“Françesko…”, tha gazetarja e njohur duke qeshur dhe më pas shtoi: “Kush është e di vetëm Egla”.
Ndërkohë Paloma u shpreh se në fakt do dëshironte të shihte ndonjë Massimiliano Varrese në finalen, që të sqarohet njëherë e mirë me Heidi Bacin.