Pas takimit me Cameron, Rama: Shumë të kënaqur me rezultatet e luftës ndaj trafikimit të qenieve njerëzore!

vovalbania May 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas takimit me Cameron, Rama: Shumë të kënaqur me rezultatet e luftës ndaj trafikimit të qenieve njerëzore!

Gjatë vizitës të shkurtër në Tiranë, për shkak të axhendës së ngjeshur, Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-in dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron anuloi takimin me presidentin Bajram Begaj. Por, në një konferencë shtypi me kryeministrin Edi Rama, siç theksoi shefi i qeverisë, biseduan edhe për planin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore. Rama u shpreh:

Jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura, por operacioni ynë i përbashkët do të vazhdojë dhe gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do të jetë maksimale edhe në vazhdim. Kjo gjë lidhet edhe me vullnetin e përbashkët për t’i shkuar në rrënjë këtij fenomeni që padyshim ka të bëjë më rrjetet e krimit të organizuar.

Rama e nisi deklaratën duke theksuar se “është një ditë e posaçme, pasi jo vetëm kemi një mik nga një vend që është një aleat dhe partner shumë i rëndësishëm, Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commowealth-in dhe Zhvillimin, Lordin David Cameron, por në të njëjtën kohë një mik të posaçëm të këtij rajoni dhe të Shqipërisë që më në fund erdhi në Tiranë pasi e ka marrë ftesën prej disa vitesh dhe tani jam i bindur që do të rikthehet përsëri”.

Po ashtu u fol në lidhje me përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik për Shqipërinë, Kosovën, por edhe rajonin që është hekurudha Durrës-Prishtinë.

Rama tha:

Kjo hekurudhë është një element kyç i projektit të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes jo vetëm mes dy vendeve tona, por në rajone e më gjerë duke pasur parasysh që së shpejti hapim garën ndërkombëtare për portin e ri tregtar të Durrësit. Jemi në pritje të përgjigjes përfundimtare të NATO-s për krahun ushtarak të Portit të Durrësit.

Më tej, Rama theksoi:

Për të gjithë së bashku ky është një projekt që tejkalon interesin e dy vendeve tona dhe Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë të përfshihet qoftë me financimin, qoftë edhe me ekspertizën. I jam mirënjohës Sekretarit sepse është një avokat shumë i rëndësishëm i yni në mbështetje të gjithë proceseve transformuese të rajonit tonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE