Pse Cameron u largua rrufeshëm nga Tirana?! Zhvillimi që pritet të ndodhë në Britani!

vovalbania May 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse Cameron u largua rrufeshëm nga Tirana?! Zhvillimi që pritet të ndodhë në Britani!

Sekretari për Çështjet e Jashtme, Lord David Cameron, parashikohej që gjatë vizitës në Tiranë, të takohej edhe me presidentin Bajram Begaj dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Por, menjëherë pas deklaratës për shtyp me kryeministrin Edi Rama u largua drejt Londrës. Pikërisht kjo ndërprerje e vizitës sipas mediave britanike ka të bëjë me një zhvillim të rëndësishëm në pritje të ndodhë në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për një spekulim gjithnjë në rritje se gjatë mbledhjes së sotme qeveritare, kryeministri Rishi Sunak mund të propozojë mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme gjatë verës.

Sipas mediave të huaja, Cameron e ka ndërprerë ditën e sotme udhëtimin në Shqipëri, për të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit qeveritar në Britani.

Mësohet se Cameron i cili ishte në Tiranë për të diskutuar politikën e imigracionit, u thirr urgjentisht në Britani që të mund të merrte pjesë në takimin e Doëning Street rreth orës 16:00.

Rishi Sunak refuzoi kërkesën për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, pas thashethemeve që u përhapën me shpejtësi në Ëestminster se Kryeministri mund të thërriste një votim në vetëm disa orë.

I pyetur nga lideri i SNP Ëestminster, Stephen Flynn në PMQs, lidhur me kërkesën për zgjedhje të parakohshme Sunak tha: “Siç ia kam thënë vazhdimisht atij, do të ketë një zgjedhje të përgjithshme në gjysmën e dytë të këtij viti.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE