“Pushtimi” i të huajve, në mars u rritën me 64% netë-qëndrimet!

vovalbania May 22, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Pushtimi” i të huajve, në mars u rritën me 64% netë-qëndrimet!

Sezoni turistik ka nisur vrullshëm këtë vit, duke mos pritur fillimin tradicional të sezonit, kur afron vera. Të dhënat e INSTAT-it bënë të ditur se në muajin mars është shënuar një rritje e ndjeshme si e vizitorëve jo rezidentë, ashtu dhe e netë-qëndrimeve të tyre.

Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 45,6 %, në krahasim me Marsin 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

• numri i vizitorëve rezident është rritur me 21,5 %;

• numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 68,7 %.

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 46,0 %, në krahasim me Marsin 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

 

• numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 21,1 %;

• numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 64,3 %.

Vizitorë

Gjatë muajit Mars 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 45,6 %, krahasuar me Mars 2023. Numri i vizitorëve jo-rezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 83,3 %. Në Zonat Jo-bregdetare, ky tregues është rritur me 71,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezidentë në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 64,1 %.

Në muajin Mars 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:

• sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (62,3 %);

• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (68,7 %);

• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,0 %).

Netë qëndrime

Gjatë muajit Mars 2024, numri i netë-qëndrimeve është rritur me 46,0 % në krahasim me muajin Mars
2023. Numri i netë-qëndrimeve të vizitorëve jo-rezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 66,1 %.

Në Zonat Jo-bregdetare, ky tregues është rritur me 71,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të
vitit të mëparshëm. Numri i netë-qëndrimeve të vizitorëve jo-rezidentë të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 58,9 %.

Në muajin Mars 2024, numri më i lartë i netë-qëndrimeve është realizuar:

• sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (65,0 %);

• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (68,2 %);

• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (94,8 %).

Norma neto e shfrytëzimit

Normat neto të shfrytëzimit të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e
shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 17,3 %, kundrejt 9,6 % që ishte në muajin Mars 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 17,6 %, kundrejt 10,8 % që ishte në muajin Mars 2023./Monitor

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE