Asambleja e OKB-së votoi pro rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, ja veprimi i pazakontë i Vuçiç-it! (FOTO)

vovalbania May 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Asambleja e OKB-së votoi pro rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, ja veprimi i pazakontë i Vuçiç-it! (FOTO)

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, sot është munduar që të ofrojë argumente kundër Rezolutës për Përkujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë të ndodhur në vitin 1995, por pa sukses.

84 vende të botës kanë dhënë përkrahjen e tyre për Rezolutën qe kthen 11 korrikun në Ditë Ndërkombëtare për Përkujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë.

Pas votimit dhe miratimit të Rezolutës, Vuçiç ka publikuar një foto teksa e mban flamurin e Serbisë në shpinë në sallën e Asamblesë. Afër tij gjendet edhe Marko Gjuriç.

“Krenar për Serbinë time!”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Forcat serbe në këtë rajon lindor të Bosnje e Hercegovinës vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Rezoluta, e bashkësponsorizuar nga Gjermania dhe Ruanda, kaloi me 84 vota për. Kundër ishin 19, ndërsa abstenime 68.

Dokumenti nxiti reagime të furishme në Serbi dhe në rajonin serb të Bosnjës, Republika Sërpska, ku udhëheqësit thanë se ai do ta etiketojë gjithë popullin serb si “mbështetës” të vrasjeve masive.

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ambasadorja e Gjermanisë, Antje Leendertse, tha se “rezoluta nuk është e drejtuar kundër askujt – as kundër Serbisë, anëtare e vlefshme e kësaj organizate”.

“Rezoluta shënjestron vetëm autorët e gjenocidit”, tha Leendertse.

Në adresimin e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” që “nuk do t’i kontribuojë pajtimit as në Bosnje e Hercegovinë, as në rajon”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE