“Do jenë ‘kokë më kokë’ në televotim…”/ Ronaldo Sharka “zbulon” dy konkurrentët më të fortë në “BBV”!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Do jenë ‘kokë më kokë’ në televotim…”/ Ronaldo Sharka “zbulon” dy konkurrentët më të fortë në “BBV”!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/05//do-jene-koke-me-koke-ne-televotim-ronaldo-sharka-zbulon-dy-konkurrentet-me-te-forte-ne-bbv.jpg)
Moderatori Ronaldo Sharka ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur për lojën e 5 finalistëve të “BBV”.
Ai tha se ky mund të jetë sezoni ku një shqiptar i Kosovës, Meriton Mjekiqi dhe një grua e fortë Egla Ceno të përballen “kokë më kokë” me njëri-tjetrin për çmimin e madh.
“Është një opsion që ’kokë më kokë’ në këtë Big Brother mund të jetë Egla me Meritonin. Mund të jetë viti që një grua e fortë shkon në dyshe dhe përballet. Një shqiptar i Kosovës përballet me një grua atë fortë. Nuk është e qartë fitorja sepse të gjithë kanë fansa.”- tha Ronaldo.