Familja konfirmon vdekjen e artistes së re kosovare, lajmi trondit shoqërinë
Në orët e vona të 23 majit familjarët e Arbenita Aliut, ndanë lajmin e hidhur në rrjetet e saj sociale.
“Mirmbrëma nga unë prindi i Arbenita Aliut, pas një (Arresti Kardiak) që kishte vajza jonë Arbenita para disa ditësh, nuk arriti të m’bijetojë. Ne si familje jemi tronditur jashtzakonisht shumë kur e kemi kuptuar lajmin, dhimbja është aq e madhe sa nuk mund të përshkruhet më fjalë, meqenëse vajza jonë Arbenita e kishte një shoqri mjaft të gjërë, në konsult me rrethin familjar, vendosem që ti lajmrojm të gjith shoqrin, bashkpuntoret, dashamiret e saj, në rrjetin social që vajza jonë posedonte. Gjithsesi ne kemi vendosur që brenda pak dite, të ja mbyllim edhe rrjetin social (facebooki/n) që vajza jonë posedonte. E kishim për obligim ta n’danim këtë lajm të hidhur me ju, faleminderit. B.Aliu”, kanë shkruar prindërit.
Kujtojmë që Arbenita ishte studente në akademinë e Arteve në Prishtinë,shkruan “Kosovarja”.
Ngushëllime familjes dhe shoqërisë!