Fëmijët e këtij vendi “dembela të lindur”, bëjnë shumë pak ushtrime fizike!

vovalbania May 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fëmijët e këtij vendi “dembela të lindur”, bëjnë shumë pak ushtrime fizike!

Hulumtimi i publikuar nga OBSH tregoi se fëmijët e moshës 11, 13 dhe 15 vjeç nga Britania e Madhe bëjnë më pak ushtrime fizike në baza ditore krahasuar me fëmijët nga vendet e tjera të Evropës, Azisë Qendrore dhe Kanadasë. Rreth 11% e vajzave dhe 16% e djemve në Angli bëjnë orën e rekomanduar të stërvitjes fizike në ditë.

Aktiviteti fizik i moderuar deri në të fuqishëm përfshin gjëra të tilla si ecja e shpejtë dhe çiklizmi. “Ne kemi një hendek të madh gjinor dhe dallime të mëdha socio-ekonomike. Dy të tretat e djemve 15-vjeçarë në Britaninë e Madhe marrin pjesë në aktivitete të forta fizike katër ose më shumë herë në javë, por vetëm një e treta e vajzave”-tha koordinatorja e këtij studimi, Jo Inchley.

Ajo deklaroi se ushtrimet më të forta, në të cilat zemra rreh pak më shpejt, po zhduken nga jeta e të rinjve. “Në të kaluarën, kur të rinjtë shpenzonin shumë kohë jashtë, ky numër do të ishte shumë më i lartë. Tani po e shohim se po bie shumë dhe mendoj se është shumë shqetësuese sepse mund të ketë një ndikim të madh në shëndet dhe mirë të qenit i të rinjve”-tha Inchley.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën Hans Kluge theksoi se aktiviteti i rregullt fizik, zakonet e të ushqyerit të shëndetshëm dhe mbajtja e një peshe të shëndetshme trupore janë pjesë kyçe të një jete të shëndetshme.

Gjetjet e hulumtimit tregojnë nevojën për ndërhyrje të synuara për t’u mundësuar adoleshentëve të adoptojnë zakone më të shëndetshme dhe të shmangin zakonet që ndikojnë jo vetëm në shëndetin dhe mirëqenien e tyre aktuale, por edhe në trajektoret e tyre të ardhshme.

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi te fëmijët duke parë rezultatet nga leximi në letër te ai digjital. Studimi u publikua nga neuroshkenctarët e Columbia University duke dalë në konkluzionin se leximi i mirë arrihet vetëm kur lexohet në letër, ndryshe nga pajisjet digjitale. Sipas studimit, leximi në letër e detyron fëmijën nga mosha 10 deri në 12 vjeç të jetë më i përqendruar dhe të ndjekë të tjerë mekanizma, në krahasim me ato të të mësuarit nga një pajisje me ekran.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65794 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE