Olta Sheta analizon rrugëtimin e Eglës si finaliste: “Tabunë e ka thyer Egla këtë vit…”

vovalbania May 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta Sheta analizon rrugëtimin e Eglës si finaliste: “Tabunë e ka thyer Egla këtë vit…”

Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Olta Sheta në studio dhe Toros Shahnaian për të bërë një analizë të lojës, rrugëtimit të finalistëve dhe për të dhënë mendimin e tyre në lidhje me dinamikat në shtëpinë e BBV gjatë këtyre ditëve të fundit para finales së madhe më 25 Maj.

Teksa ishin duke folur në lidhje me kryefjalën e këtij edicioni duke u ndalur tek Romeo dhe Juli, Olta Sheta ka analizuar edhe finalistët e tjerë, konkretisht Meritonin dhe Heidin. Gjithashtu Olta u ndal edhe tek Egla dhe mbështetja e saj për të.

Unë e kam thënë që Eglën nuk e njoh. Më ka pëlqyer dhe e mbështes. Unë e kam vlerësuar për atë që ka dhënë brenda nuk e pretendoj që të më takojë. 

Mund që të jetë një banor për Torosin që t’i ketë mbetur si peng që nuk është në finalen e edicionit të tretë?

Toros: Unë doja të ishin gjashtë, Françeska.

 Olta: Unë si lojtare e kam thënë që është shumë nuhatëse e mirë dhe ashtu doli vërtetë. Çfarë kishte për të thënë ajo e thoshte në sy dhe nuk trembej por duke qenë që u fut më vonë mendoj unë dhe duke qenë që Heidi kishte një avantazh që ishte e lidhur kjo e bëri që Heidi të shkonte dhe Françeska jo. Ndoshta edhe Françeska ishte e mjaftuar me aq. Të shkosh edhe një javë para finales është arritje edhe për Françeskën. 

Duke u rikthyer sërish tek Egla, Olta Sheta shtoi se:

Unë Eglën e kam nuhatur që në fillim që është super lojtare. Të gjithë më kanë kundërshtuar sidomos këta analistët e Instagram-it. Tabunë e ka thyer Egla këtë vit, të denoncosh një nga personazhet e një televizioni shumë të madh. Të marrë një barrë aq të madhe duke e ditur që ne jemi një popull që paragjykojmë shumë, Egla e mori këtë risk. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE