Projektrezoluta antikorrupsion të hënën në Kuvend!

vovalbania May 23, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Projektrezoluta antikorrupsion të hënën në Kuvend!

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi propozoi datën 27 maj për të çuar në seancë në Kuvend draftrezolutën lidhur me thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Çuçi tha se për shqyrtimin e këtij propozimi duhet të parashikohen edhe disa orë diskutimi për deputetët.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të deputetes së opozitës, Jorida Tabaku, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste shpjegoi pse është i domosdoshëm miratimi i rezolutës dhe ngritja e Komisionit të Posaçëm. Çuçi theksoi se s’ka mbivendosje me kompetencat e asnjë komisioni tjetër dhe as me punën e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Nuk mund ta bëjë qeveria këtë gjë prandaj po marrim një iniciativë të tillë në Parlament. Qeveria është një nga institucionet që do të raportojë për mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit. S’ka asnjë merak për mbivendosje kompetencash nga Këshilli i Integrimit Europian apo komisionet e tjera. Procesi Screenig është burimi kryesor që na çon në marrjen e kësaj iniciative duke e shpallur prioritet luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen. Pa diskutim që maxhoranca ka barrën kryesore sepse i është deleguar sovraniteti nga qytetarët, por ne kemi kërkuar gjithëpërfshirje në Parlament për ta udhëhequr këtë iniciativë.

Deputetja Tabaku tha se kjo projektrezolutë tregon se “qeveria pranon që kemi një korrupsion endemik dhe sot ekziston në të gjithë institucionet. Tani kush ka folur e paska pasur të drejtë”.

Rezoluta që ju propozoni çon miratimin e ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe disa elementë që ne mendojmë se kanë nevojë për një debat më të gjerë se debati në kuvend. Rezoluta që ju propozoni çon në miratimin e ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe disa elementë që ne mendojmë se kanë nevojë për një debat më të gjerë sa debati në kuvend.

Kam dorëzuar disa ndryshime ligjore për të luftuar korrupsionin me ndryshime që i vijnë në ndihmë kësaj beteje dhe që u refuzuan nga PS-ja. Maxhoranca i rrëzoi duke mohuar korrupsionin. Sot, qeveria pranon korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik. Ju kërkoni të krijoni një komision ad hoc që merr funksione nga KKIE dhe pa asnjë argument.

Kam dorëzuar disa ndryshime ligjore për të luftuar korrupsionin me ndryshime që i vijnë në ndihmë kësaj beteje dhe që u refuzuan nga PS-ja. Maxhoranca i rrëzoi duke mohuar korrupsionin. Sot, qeveria pranon korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik.

Ne e kemi të shenjtë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, sidomos SPAK-u. Ne nuk kemi asnjë siguri që do të ruhen këto pavarësi institucionale nga ky komision. Mungesa e kësaj sigurie na bën të jemi skeptikë duke parë punën tuaj. Parlamenti ka dhe 5 muaj punë e nuk mund të themi që qeverisë i lindi vullneti politik për të luftuar korrupsionin pas 3 mandateve në qeveri me thellim korrupsioni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64374 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE