Tragjedi në një tubim zgjedhor në Meksikë, 9 viktima!

vovalbania May 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjedi në një tubim zgjedhor në Meksikë, 9 viktima!

Të paktën nëntë persona, mes tyre edhe një fëmijë gjetën vdekjen e rreth 50 të tjerë u lënduan si pasojë e shembjes së një pjese të skenës në një tubim elektoral në shtetin verior të Meksikës, Nuevo Leon. Lajmin e dha guvernatori lokal, Samuel Garcia. Ngjarja tragjike ndodhi në kohën kur kandidati presidencial, Jorge Alvarez Maynez po mbante fjalim në qytetin San Pedro Garza Garcia.

Shumica e të lënduarve janë duke u mjekuar në qendrat mjekësore lokale, raportoi Instituti i Sigurisë Sociale i Meksikës. Alvarez Maynez, nga partia e qendrës Lëvizja Qytetare bëri të ditur se skena u shemb për shkak të një ere të fuqishme, pra për shkak të kushteve jo të favorshme të motit.

Unë kurrë më parë nuk kisha përjetuar diçka kaq të papritur ndonjëherë, tha Alvarez Maynez për gazetarët, duke iu referuar shpejtësisë së erës para shembjes së skenës.

Alvarez Maynez, i cili u kthye në vendin e tragjedisë pasi më herët iu nënshtrua kontrolleve në spitalin e zonës informoi se do ta pezullojë fushatën zgjedhore dhe se shpreson se autoritetet do të hetojnë se çfarë ka ndodhur.

Koordinatorja e fushatës së Alvarez Maynez-it, Laura Ballesteros, pësoi dëmtime në këmbë gjatë incidentit të rëndë. Pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Meksikës dhe ushtria shkuan në vendin e ngjarjes për të ofruar mbështetje, siç u shpreh ministrja e Brendshme, Luisa Alcalde, në një postim në rrjetet sociale.

Guvernatori Garcia i paralajmëroi qytetarët që të qëndrojnë brenda e të mos dalin për shkak të stuhive të fuqishme në këtë zonë. Zgjedhjet presidenciale në Meksikë pritet që të mbahen në datën 2 qershor, ndërsa Alvarez Mayez është i treti në garë, referuar sondazheve të fundit.

Ai ka mbetur shumë më mbrapa kandidates së partisë në pushtet, Claudia Sheinbanum, si dhe vendit të dytë, Xochitl Galvez, e që përfaqëson një koalicion të gjerë opozitar në Meksikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE