U detyrua të ndryshonte koreografinë për turneun e “Future Nostalgia”, Dua Lipa zbulon se çfarë fshihet pas kësaj!

vovalbania May 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U detyrua të ndryshonte koreografinë për turneun e “Future Nostalgia”, Dua Lipa zbulon se çfarë fshihet pas kësaj!

Koreografia për një nga turnetë e Dua Lipa-s u bë pak më ndryshe nga sa pritej. Në një intervistë të fundit me “The Morning Mash Up” të Sirius XM, ylli i muzikës pop buloi se ishte e detyruar të ndryshonte koreografinë për turneun e saj “Future Nostalgia”.

Unë isha në turneun tim, një herë në Barcelonë, një herë në Milano në të njëjtin vend dhe ishte java më e nxehtë në Evropë. Disa nga kërcimtarët e mi po djersiteshin pak më tepër. Kështu unë rrëshqita mbi një pellg të vogël djerse dhe na u desh të ndryshonim koreografinë që të mos përsëritej një situatë e tillë.

Artistja vuri në dukje se aksidente të tilla janë të gjitha pjesë e përvojës gjatë turneut. 28-vjeçarja publikoi albumin e saj të tretë në studio, “Radical Optimism” më 3 maj. Këngëtarja do të nisë turneun e saj “Radical Optimism” më 5 qershor në Berlin, përpara se të niset në qytete si Lisbona, Madridi dhe Londra.

Bukuroshja ka arritur të pozicionojë albumin e saj të ri “Radical Optimism” si albumin më të dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas Official Charts, “Radical Optimism” ka arritur të shpallet si albumi me debutimin më të madh për një artiste britanike që prej Adele në vitin 2021.

Ky triumf e bën “Radical Optimism” të Dua Lipa-s albumin e parë të saj që debuton në krye të listës së albumeve në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi i dytë i saj, “Future Nostalgia”, arriti të ngjitet në pozitën numër një në javën e tij të dytë, ndërsa albumi i debutimit “Dua Lipa” përfundoi në vendin e tretë, megjithatë vazhdoi të kishte një qëndrueshmëri mbresëlënëse në grafik për 354 javë.

“Radical Optimism” markon një kapitull të ri në karrierën e Dua-s, e cila vazhdon të dëshmojë pse ajo është një nga yjet më në zë të muzikës bashkëkohore. 28-vjeçarja u shpall një ndër 100 njerëzit me më shumë ndikim në botë. Dua ka treguar se që në fëmijëri, ka shkruar gjërat që ka ëndërruar për veten. Manifestimi është një gjë shumë e rëndësishme për artisen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63982 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE