Cassie Ventura reagon për herë të parë për videon ku shihej duke u dhunuar fizikisht nga reperi Diddy!
Së fundmi Cassie Ventura ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për videon virale ku reperi Diddy shihej duke e dhunuar fizikisht atë. Pamjet e kamerave nga një incident i vitit 2016 tregojnë Combs duke e ndjekur këngëtaren në korridorin e hotelit përpara se ta godasë dhe shkelmojë atë në dysheme.
Reperi kërkoi falje tnë një video të shpërndarë në Instagram, ndonëse nuk iu drejtua ish-partneres. Ai tha se kjo që ka bërë është e pafalshme dhe se merr përgjegjësinë e plotë për veprimet në video. Megjithatë, 37-vjeçarja, tanimë nënë e dy fëmijëve, ka bërë një deklaratë me fjalët e saj, duke folur hapur për ngjarjen. Ajo ka shkruar këto fjalë:
Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen nga familja ime, miqtë, të huajt dhe ata që ende nuk kam takuar. Kaq shumë dashuri që kam marrë këto ditë më ka krijuar një vend që të ndihem e sigurt tani, por ky është vetëm fillimi. Kjo më ndodhi me dikë që nuk e kisha menduar kurrë. Sot jam më mirë, por gjithmonë do të jem duke u rikuperuar nga e kaluara ime. Faleminderit të gjithëve që gjetën kohë për të marrë seriozisht këtë çështje. Kërkesa ime e vetme është që të gjithë të hapin zemrën për viktimat që besojnë herën e parë. Duhet shumë zemër për të thënë të vërtetën nga një situatë në të cilën ishe e pafuqishme. U jap dorën atyre që ende jetojnë në frikë. Askush nuk duhet ta mbajë këtë peshë vetëm. Ky udhëtim shërues nuk mbaron kurrë, por kjo mbështetje do të thotë gjithçka për mua. Faleminderit. Me dashuri, Cassie!
Rikujtojmë se së fundmi Sean ‘Diddy’ Combs është goditur gjithashtu me një tjetër padi për abuzim. 54 vjeçari i cili sapo ka kërkuar falje për dhunën e ushtruar ndaj ish-të dashurës së tij Cassie Ventura akuzohet nga ish-modelja Crystal McKinney se e detyroi të kryente një akt seksual pasi dyshohet se i kishte premtuar një rritje në karrierë.