E pyesin se pse i është hequr shenja e verifikimit në Twitter, Bebe Rexha jep përgjigjen epike!

vovalbania May 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E pyesin se pse i është hequr shenja e verifikimit në Twitter, Bebe Rexha jep përgjigjen epike!

Së fundmi, ylli i muzikës pop Bebe Rexha publikoi këngën e saj të re “Chase It”. Kënga shënon fillimin e një epoke të re në jetën dhe karrierën e Rexhës, më pak se një vit pasi doli albumi i saj i fundit. “Kam kaluar një ndarje dhe mendoj se do të kishte qenë e tepërt të bëja një pushim nga muzika,”-tha këngëtarja 34-vjeçare, e cila u nda nga ish i dashuri Keyan Safyari vitin e kaluar.

“Unë thjesht vendosa të bëja muzikë sepse është e vetmja gjë që më ndihmon vërtet.”-tha Bebe për PEOPLE. Nëpërmjet këngës “Chase It”, Bebe tregon se nuk po kërkon një burrë, por e di se mund ta gjejë lehtësisht një nëse do. “Të gjithë duan të jenë të dashuruar, por unë nuk jam duke u marrë me këtë gjë. Unë jam duke u fokusuar tek vetja dhe është me të vërtetë çliruese dhe argëtuese”-u shpreh ajo.

Ndërkaq, së fundmi një ngjarje e vogël në platformën X ka tërhequr vëmendjen e fansave të yllit të muzikës pop. Ikona e kaltër e verifikimit nga profili i saj duket se është zhdukur pa lënë gjurmë. Njëri prej fansave ka vendosur të adresojë këtë mister në një mënyrë të drejtpërdrejtë duke i thënë 34-vjeçares. “Bebe ku e ke shenjën tënde të verifikimit?”. Këngëtarja, nuk ka hezituar dhe me shaka i ka thënë se:

Oh dreq. Nuk e di. Mendoj se askush nuk ma ka paguar faturën.

Oh shit. I dunno. Guess no one paid my bill 😒 https://t.co/ZSh22ootUZ

— Bebe Rexha (@BebeRexha) May 21, 2024

Rexha, ka arritur së fundmi një rekord prej 14 miliardë dëgjimeve në Spotify, platforma muzikore më e madhe në botë. Lajmi i arritjes së saj u zbulua nga vet këngëtarja përmes një njoftimi në InstaStory. Postimi përmbante një citim që njoftonte: “Bebe Rexha ka tejkaluar shifrën e 14 miliardë dëgjimeve nga të gjitha këngët e saj. Ajo është artistja e 23-të femër më e dëgjuar në këtë platformë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE