Parashikimi i motit, e premte, 24 maj 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Masat e ajrit që qarkullojnë janë të ngrohta e të lagështa me origjinë jugore.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me alternime vranësirash mesatare deri të dendura pas orëve të mesditës. Nga orët e mesditës, vranësirat në relievet malore kanë prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët. Më pas, pritet që reshjet të prekin pjesën më të madhe të territorit ku dhe pritet të jenë me intensitet të ulët e hera-herës me intensitet deri mesatar, kryesisht në relievet malore në juglindje të territorit e pjesërisht në qendër.
Mjegullinë për shkak të prezencës së reshjeve.
Era fryn me drejtim veriperëndim-verilindje e me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në jug e lugina, era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
17/27
Diell re shi
Kukës
17/27
Diell re shi
Lezhë
17/25
Diell re shi
Dibër
13/27
Diell re shi
Durrës
18/29
Diell re
Tiranë
18/27
Diell re
Elbasan
15/30
Diell re shi
Berat
16/29
Diell re shi
Vlorë
17/26
Diell re
Korçë
14/24
Diell re shi
Gjirokastër
14/28
Diell re
Sarandë
16/28
Diell re