Rama në Himarë: Nisim shpërndarjen e 437 titujve të pronësisë me probleme kronike!

vovalbania May 24, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rama në Himarë: Nisim shpërndarjen e 437 titujve të pronësisë me probleme kronike!

Me qytetarët e Himarës sot nisi shpërndarja e 437 titujve të pronësisë përgjatë këtij viti për të gjithë shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme kronike, si Thethi, Vermoshi, Tropoja e me radhë në veri dhe Himara e Saranda në jug. Nga Himara, kryeministri Rama shpjegoi atë që e cilësoi “zvarritje të gjatë në kohë të dhënies së certifikatave për shtëpitë e trashëguara”.

Eshtë folur shumë dhe është abuzuar shumë duke e treguar këtë çështje si një çështje që lidhet thjesht dhe vetëm me Himarën, madje ky abuzim është shfrytëzuar në mënyrë shumë djallëzore nga ata që nuk kanë asnjë qëllim tjetër, përveç shfrytëzimit të shqetësimit legjitim të banorëve, për të çuar përpara interesat e tyre shumë të ngushta politike. Interesa të ngushta politike që nuk kanë asnjë lidhje as me përmbajtjen e marrëdhënieve tona me fqinjët.

Të njëjtën çështje, të njëjtin shqetësim, të njëjtin problem, pa asnjë dallim, kanë banorët e Thethit, banorët e Tropojës, banorët e Kukësit, Malësisë së Madhe dhe e kanë banorët e Himarës deri poshtë në Sarandë është njësoj komplet, nuk ka asnjë ndryshim.

S’ka pasur kurrë dhe as nuk ka si të ketë asnjë lloj qëllimi dhe asnjë lloj prapamendimi për ta penguar zgjidhjen e këtij problemi. Aq më tepër pastaj që unë nuk jam nga Tropoja, unë jam edhe nga Himara. Që do të thotë që nuk do kisha asnjë arsye në botë që të mos bëja të pamundurën njësoj si për Tropojën si për Himarën, si për Thethin, Malësinë e Madhe, Kukësin dhe Sarandën.

Kjo çështje ka të bëjë me regjistrimin e pronave, me regjistrimin e pronave pas ndryshimit të sistemit dhe pasi në shumë zona nuk është pranuar ligji 7501 dhe nga ana tjetër janë bërë shumë paudhësi me të ashtuquajtura AMTP, që ju i dini më mirë se sa unë. Kjo ka penguar dhe vetë regjistrimin e shtëpive të trashëguara të cilat kanë qenë aty dhe janë aty në radhë të parë.

Këtu pastaj është shtuar dhe një tjetër shtresë poshtërsie propagandistike sikur kjo bëhet për t’i marrë pronat banorëve dhe trashëgimtarëve legjitimë të Himarës dhe për t’ia dhënë të ashtuquajturve oligarkë.

Ju e dini më mirë nga të tërë sepse ju jetoni këtu. E para, nuk ka asnjë m2 nga Llogoraja deri në Ksamil që t’i jetë marrë një pronari legjitim apo trashëgimtari dhe t’i jetë dhënë dikujt tjetër nga shteti. Por, patjetër ka situata të rënda që janë zhvilluar në vitet përpara sesa ne të vinim në qeveri ku me AMTP-të është bërë një lojë shumë e ndyrë kriminale dhe ku në pika të caktuara janë shfaqur përmes tyre si pronarë individë të lidhur me pushtetin e atëhershëm, ju i dini mirë se kush janë, të cilët i kanë vënë trashëgimtarët përpara një zgjedhje, që ose të pranojnë të shesin pronën e tyre.

Nuk ka një m2 katrorë këtu që nuk është shitur nga pronarët. Por, asokohe shitja kishte mbi kokë edhe kërcënimin që po nuk e shite, ti s’ke për ta gëzuar asnjëherë se këtu s’ka për t’u bërë kurrë asgjë, se vetëm ne e bëjmë. Kjo ka qenë historia më parë.

Kush thotë që i janë marrë pronat himariotëve, trashëgimtarëve dhe i kanë kaluar dikujt tjetër, pa miratimin e tyre, thotë një gënjeshtër shumë të madhe. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56956 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE