SHBA-të: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska!

vovalbania May 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA-të: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska!

Ambasada amerikane në Sarajevë tha sot se propozimi i Qeverisë së Republikës Sërpska (RS) për t’u ndarë nga Bosnjë-Hercegovina është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm e “nuk do të nënkuptonte pavarësi, por fund për Republikën Sërpska”.

Një ditë më parë, Qeveria e RS-së tha se 30 ditët e ardhshme pritet të krijojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjë-Hercegovinës për “ndarje paqësore”.

Qeveria e RS-së e bëri këtë propozim gjatë një mbledhjeje të mbajtur në prag të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u miratua rezoluta që e shpall 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Ambasada amerikane tha se ky propozim nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe se “e vë në rrezik sovranitetin e integritetin territorial, si dhe karakterin shumetnik të Bosnjës”.

Këto janë interesa thelbësore të SHBA-ve. Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë e ruajnë ato, duke i mbajtur përgjegjës ata të cilët i rrezikojnë.

Milorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska dhe Qeverinë e RS-së, i akuzoi se u përpoqën ta arsyetojnë këtë vendim bazuar në “gënjeshtra e dezinformata, me qëllimin për ta frikësuar popullin në Republikën Sërpska, që t’i mbështesë në këtë rrugë të rrezikshme”.

Faktet janë të thjeshta dhe të drejtpërdrejta. Nuk ka konspiracion ndërkombëtar për ta ndarë RS-në dhe Dodik nuk mund ta gjejë asnjë deklaratë ku një zyrtar amerikan bën thirrje për shuarjen e RS-së.

Ambasada e bëri të qartë se sipas Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe e Kushtetutës së Bosnjës, Bosnjë- Hercegovina (BeH) është trashëgimtare e Republikës së Bosnjë-Hercegovinës.

Kushtetua e BeH nuk u jep të drejtë entiteteve apo njësive nënshtetërore për ndarje apo “shkëputje”. RS-ja mund të ekzistojnë vetëm brenda BeH. Veprimet e Dodikut, rrezikojnë të ardhmen brenda institucioneve euroatlantike që do populli i Bosnjës, përfshirë RS-së.

Pas mbledhjes, kryeministri i RS-së, Radovan Vishkoviç, tha se “kjo nuk është shkëputje, ndarja paqësore nuk është shkëputje. Ne do të ofrojmë atë, nëse na konsideroni komb gjenocidal, që nuk jemi, atëherë nuk kemi pse të jetojmë së bashku”.

Edhe Dodik mori pjesë në mbledhjen e zhvilluar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE