Tirana zyrtarizon largimin e trajnerit Erbim Fagu!

vovalbania May 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tirana zyrtarizon largimin e trajnerit Erbim Fagu!

Zyrtarizohet lajmi që po qarkullonte prej ditësh. Tirana njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me Erbim Fagun, në përfundim të një sezoni zhgënjyes, i cili u mbyll jashtë “Final Four”, por me “dhuratën” e marrë nga Egnatia që në finalen e Kupës, mposhti Kukësin (Tirana merr pjesë në Conference League). Bashkë me Fagun mbyll bashkëpunimin me Tiranën edhe Endri Vrapi, i cili po ashtu ishte pjesë e stafit.

Njoftimi i Tiranës:

“FALEMINDERIT ERBIM FAGU

KF Tirana njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Erbim Fagu. Klubi i Futbollit Tirana shpreh mirënjohjen e pamatë për teknikun, mbi kontributin e madh që trajneri Fagu ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit si bardheblu dhe njëkohësisht i uron suksese në vazhdimësi.

Faleminderit Erbim për emocionet dhe punën tënde të palodhur! Gjithmonë një vend mes nesh!

FALEMINDERIT ENDRI VRAPI

KF Tirana njofton se zv. trajneri Endri Vrapi dhe klubi vendosën me konsensus për të ndërprerë bashkëpunimin.

Vrapi u bashkua me Tiranën gjatë këtij sezoni, duke qenë ndihmës trajner, teksa klubi e falënderon për punën dhe kontributin me ngjyrat bardh’ e blu, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE