U bë publike videoja ku dhunohej nga partneri, reagon këngëtarja

vovalbania May 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U bë publike videoja ku dhunohej nga partneri, reagon këngëtarja

Pamjet e dhunës brutale të reperit Sean “Diddy” Combs ndaj ish-partneres së tij asokohe, këngëtares Cassie Ventura, kanë qenë kryefjalë e mediave dhe rrjeteve sociale. Sot ka reaguar për herë të parë vetë Cassie, e cila përmes një postimi në Instagram falënderon të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira.

“Faleminderit të gjithë njerëzve që më kanë dhuruar dashuri dhe mbështetje, mua, familjes, miqve dhe njerëzve të huaj që as nuk i kam takuar ndonjëherë,” shkruan ajo, duke vijuar se tani ndihet e sigurt, por ky është vetëm fillimi.

Ajo thotë që dhuna në familje është problemi dhe gratë nuk duhet të kyçin gojën për këtë fenomen.

“Dhuna në familje është problemi. Kjo më ndodhi me dikë që nuk e kisha menduar kurrë. Sot jam më mirë, por gjithmonë do të jem duke e marrë veten nga e kaluara ime. Faleminderit të gjithëve që gjetën kohë për ta marrë seriozisht këtë çështje”, shtoi ajo.

Me këtë reagim publik, modelja dëshiron që t’u jap kurajë të gjitha gocave dhe grave që janë përballur apo gjenden në një situatë të ngjashme me të sajën.

“Duhet shumë kurajo për të thënë të vërtetën në një situatë në të cilën ndihesh e pafuqishme. U jap mbështetje atyre që ende jetojnë me këtë frikë. Flisni me njerëzit tuaj, mos e mbani këtë peshë vetëm. Ky rrugëtim shërues nuk mbaron kurrë, por kjo mbështetje do të thotë gjithçka për mua. Faleminderit!” e mbyll kështu fjalën e saj Cassie.

Ishte rrjeti televiziv CNN që publikoi për herë të parë videon e dhunës së vitit 2016, ku Sean “Diddy” Combs shihet duke dhunuar ish-partneren, Cassie Ventura.

Sekuenca filmike e xhiruar nga disa kamera, mban datën 5 mars 2016 dhe është realizuar nga kamerat e sigurisë së një hoteli (tashmë i mbyllur) në Los Angeles.

Në video, Diddy shihet teksa del nga dhoma e hotelit për t’u drejtuar tek ashensorët me një peshqir të lidhur rreth belit, në ndjekje të Ventura-s. Ai e kap nga qafa dhe e përplas në tokë. Më pas, kthehet për ta goditur disa herë me radhë me shqelma.

Pak ditë më parë, edhe vetë reperi Diddy bëri një reagim publik duke kërkuar ndjesë për gjithë ngjarjen dhe duke shprehur gatishmërinë për pasojat ligjore që vijnë pas kësaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64152 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE